VIDEO/ Juli dhe Gazi debatojnë me tone të ashpra: A ke turp se je 60 vjeç burrë…

Julian Deda dhe Gazmend Ujkashi kanë pasur një përplasje të fortë mes njëri-tjetrit edhe pse dyshja kanë pasur një miqësi mjaft të mirë deri sot brenda shtëpisë.

Gazi i thotë Julit se ai e ka ngritur atë në lojë dhe gjithmonë është munduar t’i rrallojë debatet mes tij dhe Romeos. Më pas Juli fillon t’i thotë atij se ai ka folur gjithë kohës pas shpinës së Romeos dhe Heidit gjatë bisedave që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Një pjesë nga debati:

Juli: Po doli që s’ta kam thënë do të të nxjerr shumë keq. Edhe shikoje ti pastaj çfarë fuqie kam unë të influencoj njerëzit.

Ai e akuzon Gazin që i ka thënë Romeos që të kapet me Julin në mënyrë që të dalë më lart se ai.

Gazi: Pse ulëret, pse nxehesh?

Juli: Si i betohesh për fëmijët Romeos? A ke turp?

Gazi: Nuk iu lejoj t’i përdorni fëmijët e mi.

Juli: Jo mo jo, i përdore ti. A ke turp se je 60 vjeç burrë?

Juli: Parmbrëmë më ke thënë hajde t’jua fusim këtyre, do të dali videoja. Edhe ke bërë kot be.

Gazi: E besuat?

Disa nga banorët e pranishëm gjatë debatit kanë thënë se e besojnë atë që po thotë Juli, duke e lënë Gazin fajtor.

Ora News