(Video) “Je gjithçka”-Dedikime të ëmbla dhe arratisje romantike. Kjo ka qenë 2020 e Dojnës dhe Vlashentit

Për lidhjen e Vlashent Satës dhe Dojna Memës është shkruar gjthmonë në media, e megjithatë romanca e tyre u konfirmua vetëm pak kohë më parë nga moderatorja, madje duke treguar që kishin nisur edhe bashkëjetesën.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, këngëtari i njohur ka zgjedhur që të bëjë një urim special për festat e fundvitit, duke kujtuar momentet më të bukura që ka kaluar në 2020-ën, pikërisht me partneren e tij. Me anë të një postimi në Instagram, ai na tregon disa nga arratisjet romantike të çiftit, në vende si Parisi, udhëtimet me makinë dhe muzikë të mirë, çastet e intimitetit, shakatë e të qeshurat, por edhe dedikimet e ëmbla.

Në fund duket një çast nga një udhëtim i tyre me makinë ku Vlashenti i drejtohet Dojnës me fjalët: “Ti je çdo gjë”.

Me zemrën dhe sytë plot dashuri të na gjejë ky fundvit thotë artisti, ashtu sic ka qenë ai dhe Dojna në të gjitha momentet që kanë ndarë më lartë dhe që ne presim më shumë tani, sidomos nga “ditari i superyllit”.

/News31