
Video/ Ja kur do nisë emisioni i Bora Zemanit dhe Jonida Maliqit
Moderatorja Bora Zemani, këngëtarja Jonida Maliqi dhe stilisti Ardi Asllani do të sjellin shumë shpejt emisionin me titull “Albanian Designers Competition”.
Ditën e sotme Jonida ka publikuar promon e emisionit dhe ka zbuluar edhe datën e nisjes që do të jetë në 1 nëntor.
Nga promo shihet se do të ketë edhe të ftuar si, Olti Curri, Niko Komani, Agnesa Vuthaj etj.
Emisioni do të transmetohet në Living HD të platformës Tring. /Gazeta Liberale