Video/ Ishte në transmetim live, prezantuesja sulmohet me gurë nga një grua që u fut në studio topless
Një grua e zhveshur ka sulmuar një prezantuese të njohur në Rumani, e cila ishte në transmetim drejtpërdrejt në kanalin televiziv rumun “Antena 1”.
Incidenti ndodhi gjatë transmetimit të emisionit të Mirella Vaida, “Access Direct”, raporton “Veriety Info”.
Në videon e publikuar në “YouTube” duket një grua pa rroba që vrapon në skenë dhe kërkon që Vaida “të kthejë paratë”.
Sidoqoftë, kolegët e gazetares nxituan menjëherë për ta ndaluar gruan.
Pasi shfaqja rifilloi, Mirella Veida pranoi se ishte tronditur dhe se kishte frikë për sigurinë e saj.
“Kjo grua mu afrua shumë shpejt dhe u përpoq të më godiste me një gur. Unë u trondita, sepse nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Nuk pata guximin të veproja më shpejt. Unë isha me fat që ajo nuk mundi të më godiste,”- tha Vaida.
Sipas botimit “Sputnik Rumania”, kohët e fundit moderatorja filloi të merrte kërcënime në emër të Magdalena Sherban, e cila në 2017 vrau një grua, duke e shtyrë atë në binarët para një treni në metro. Veida shpesh e mbulonte incidentin në programet e saj.
Megjithatë, shfaqja “Access Direct” është gjobitur vazhdimisht “për përdorimin e metodave të dyshimta për tërheqjen e publikut”.