Video/ Humbësit kualifikohet: tre shtylla Neymar, gol i Bayern dhe gjysëmfinale për PSG, ashtu si Chelsea

Kualifikohen dy skuadrat që dolën të mundura nga 90 minutat e kthimit të cerekfnaleve të Champions League. PSG eleminon kampionët në fuqi të Bayern, me rezultatin e përgjithshëm 3-3, falë golave më të shumtë të shënuar në fushën kundërshtare, ndërsa Chelsea nuk i prish punë goli spektakolar i Taremit në minutën e katërt shtesë, i fortë në 0-2 e ndeshjes së parë.

PSG – BAYERN MYNIH 0-1

Të mundur e të lumtur. Psg humbet 1-0 në shtëpi me Bayern Mynih në kthimin e cerekfinaleve të Champions, por kalon raundin dhe tani pret një mes Manchester City ose Borussia Dortmund në gjysëmfinale. Vendimtare në mbrëmjen magjike të Parc des Princes fitorja që skuadra e Pochettinos kishte marrë në Gjermani, 3-2 e që i vlejti golin në fushën kundërshtare. Ritëm frenetik e një ndeshje spektakolare ajo që u luajt në Parc des Princes, me PSG e Bayern Mynih që u përballën hapur, pavarësisht fitores së francezëve 2-3 në ndeshjen e parë. Bavarezët kishin zotërimin e topit, por hapësirat prapa ishin ideale për kundërsulmin e frikshëm të PSG, ku Neymar, Mbappe e Di Maria terrorizonin prapavijën e Flick në cdo dalje përpara. Parisienët patën rastet më të mira të ndeshjes dhe braziliani ishte protagonist me një traversë të goditur e dy shtylla, gjithnjë në kombinimet me Mbappe. Por nëse nuk shënon pëson dhe ligji i pashkruar i futbollit i ndëshkon me ish-sulmuesin e tyre Choupo-Moting. Në minutën e 40, në përmbysjen e fronteve sulmuesi goditi me kokë, duke mposhtur Navas, duke hapur lojërat për bavarezët. E megjithatë për kualifikim duhej edhe një gol, pa llogaritur që duheshin përmbajtur sulmuesit e Pochettinos, që dhuruan spektakël, por gabuan gjithnjë pasimin e fundit. Zero në tabelë është me shumë mundësi gënjeshtra më e madhe e mbrëmjes së Parisit, me një keqardhje të madhe për të dy formacionet: pamundësinë për të luajtur këtë sfidë të dyfishtë me lojtarët më të mirë, Lewandowski i pari.

CHELSEA – PORTO 0-1

Chelsea arrin gjysëmfinalen e tetë të Champions League në histori. 0-2 i ndeshjes së parë në “transfertë” (ndeshja u luajt, si këtë mbrëmje, në fushën neutrale të Seviljes) u mbrojt mirë nga Blues, që kundër Portos kontrolluan me qetësi avantazhin e dyfishtë; edhe pse në minutat e fundit të kohës shtesë vuajtën pas golit fantastik të Taremit në rovjeshatë. Tani anglezët do të presin një mes Real Madrid e Liverpool.Në Ramón Sánchez Pizjuán, Chelsea mund të festojë zyrtarisht kualifikimin e tyre për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, shtatë vjet nga hera e fundit që arritën këtë moment të rëndësishëm. Kalimi i merituar i raundit për atë që u pa në 180 minutat kundër Portos, pavarësisht drithërimeve në fund. Shansi i parë për Blues erdhi në minutën e 8: skuadra e Tuchel gjeti hapësirë përpara, Mount provoi në hyrje të zonës, por konkluzioni i tij u devijuar nga Mbemba, me topin që kaloi lart mbi traversë. Portugezët përgjigjen 3 minuta më vonë: Mendy gaboi pasimin për Jorginho, me topin e kapur nga Corona, goditja e të cilit nga një pozicion i favorshëm u devijua nga vetë mesfushori italo-brazilian. Porto dominoi 10 minutat e para të pjesës së dytë pa bërë keq. Chelsea, pasi pësoi presionin e kundërshtarit, i shkoi afër 1-0, me Kanté që hapi lojën për Mount, por goditja e këtij të fundit u bllokua nga Manafa, i kujdesshëm në mbyllje. Një goditje me kokë nga Taremi rezultoi e dobët për Mendy, por është pikërisht sulmuesi iranian ai që është autori i një goli të shkëlqyer me një rovjeshatë akrobatike në të 94′, për 0-1 që megjithatë ishte i parëndësishëm për sa i përket kualifikimit. Nesër në mbrëmje Blues do të dinë nëse do të përballen me Real Madrid ose Liverpool, mes fundit të prillit dhe fillimit të majit.

Lapsi.al