(Video) Gurvenatori i Bejrutit në lot: “Duket si Hiroshima, janë zhdukur zjarrëfikësit që erdhën të shuajnë zjarrin”
Bejruti, kryeqyteti i Libanit, është përballur pasditen e sotme me disa shpërthime të njëpasnjëshme, ku më i madhi ka shkatërruar portin e qytetit dhe ka shkaktuar mijëra të plagosur dhe shumë viktima.
Vendi tashmë ndodhet nën terror dhe njerëzit janë shumë të frikësuar. Nga shpërthimi i fortë në depon e fishekzjarreve pranë portit, shumë ndërtesa janë rrëzuar, teksa në video-n tashmë të bërë virale, shiheshin makina që “fluturonin” dhe ktheheshin përmbys. Dëmet materiale janë të paimagjinueshme.
Deri më tani raportohet për 2750 persona të plagosur dhe 73 viktima. Shifra këto të cituara nga ministri i Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hassan. Spitalet janë stërmbushur, ndërkohë që të gjitha agjencitë shtetërore kanë dalë në terren.
Atje ndodhet edhe guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud, i cili teksa i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve nuk i ka mbajtur dot lotët. Abud tha se ka shpërthyer një zjarr i madh dhe se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes duke tentuar ta shuajnë, por tani janë zhdukur dhe nuk po i gjejnë dot.
“Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo që ka ndodhur më kujton ato ngjarje. Gjatë gjithë jetës time nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë kombëtare”- dëgjohet të thotë ndër të tjera Abud.
Beirut governor is literally crying while talking about the explosions, who likens them to Nagasaki and Hiroshima attacks pic.twitter.com/YPHqd1Sq2d
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) August 4, 2020
/News31.al