
Video/ Goli rekord post Covid: 44 sekonda dhe në mënyrë spektakolare
Një rekord post-Covid është vendosur tashmë në ndeshjet e Bundesligës dhe është ai për golin më të shpejtë të shënuar.
Në Mainz-Augsburg 0-1, në javën e fundit të luajtur në kampionatin gjerman, Florian Niederlechner i janë dashur 44 sekonda për të vendosur ndeshjen, duke larguar Augsburg nga zona e rënies nga kategoria e duke futur njëkohësisht në telashe vendasit.
Goli i shënuar nga sulmuesi është më i shpejti i realizuar pas rifillimit të futbollit për shkak të emergjencës Covid e i lejon skuadrës së Herrlich të lërë pas katër skuadra në renditjen e Bundesligës.