VIDEO/ Gazetarja e CNN tani raporton me burka nga Kabuli: Po thërrasin “Vdekje Amerikës”

Gazetarja e CNN, Clarissa Ward ka qenë një nga korrespondentet kryesore të raportimit të ngjarjeve më të fundit në Kabul.

Një ditë pas triumfit të talebanëve ajo ka bërë një reportazh në rrugët e kryeqytetit afgan, por është detyruar që të veshë burka. Në një moment turma dëgjohet të brohorasë.

“Po thërrasin “Vdekje Amerikës”, por duken njerëz të shoqërueshëm” – tha ajo.

Ndërsa në afërsi të selisë së Presidencës pati një situatë të tensionuar.

“Më lanë në një cep. Më thanë të largohem sepse jam grua” – tha ajo.

Ndërsa qytetarë të thjeshtë që ajo intervistoi thanë se kërjojnë paqen dhe se e kanë të pamundur të parashikojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. ©LAPSI.al