VIDEO/ Gazetarja e CNN grabitet LIVE gjatë raportimit
Gazetarja braziliane, Bruna Macedo, e cila punon si korrespondente për CNN, ra viktimë e një grabitjeje, ndërsa ishte duke raportuar LIVE për rritjen e nivelit të ujit në Sao Paulo, për shkak të shirave.
Sikurse shihet edhe nga video, grabitësi e kishte pikasur viktimën e tij edhe ishte duke e parë për rreth dy minuta, para ngjarjes. Në fillim, gazetarja mendoi se njeriu i pastrehë me kapuç thjesht dëshironte të fliste me të dhe kështu ajo e përshëndeti.
Disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se qëllimet e tij nuk ishin vetëm miqësorë, pasi nxori një thikë dhe kërkoi që ajo t’i jepte telefonat e saj celular. Gazetarja i dha atij të dy telefonat e saj. Për fat të mirë, gazetarja nuk pësoi lëndime, por ndodhet në gjendje shoku.