VIDEO/ Fatma Haxhialiu bëhet nënë për herë të dytë! Moderatorja publikon momentin kur sjell në jetë djalin
Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, ka ndarë lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë.
Me anë të një video në rrjetet sociale ajo ka ndarë momentet er veçanta nga lindja e djalit të saj teksa ka bërë edhe një dedikim të ëmbël ku shpreh lumturinë dhe emocionet që ndjen për ardhjen në jetë të të voglit.
“4.2.2025 Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli. Nuk kam fjalë për emocionet e këtij momenti që nuk përshkruan, vetëm përjetohet dhe lotohet,” shkruan moderatorja.
Ishte fillimi i tetorit ku Fatma bëri të ditur për ndjekësit se ishte në pritje të ëmbël teksa postoi një videon nga momenti kur i kishte treguar djalit të saj Kian, që së shpejti do të jetë vëlla i madh.
Përmes një torte të veçantë, ajo i kërkon djalit të zbulojë se çfarë fshihet brenda. Kian fillon të tërheq një letër dhe aty zbulon nga brenda tortës disa imazhe nga ekografia.
“E dija…”– thotë ai i emocionuar, ndërsa më pas, i përlotur ka përqafuar të ëmën.
panorama.com.al