Video emocionuese nga Tirana, Marash Kumbulla: Do të jap gjithçka për ta çuar Shqipërinë time sa më lart

Mbrojtës si Kombëtares, Marash Kumbulla, ka shpërndarë së fundmi në rrjetin social “Instagram”, një video emocionuese, me momente gjatë festimit të Ligës së Konferencës në Tiranë dhe në Romë. 22-vjeçari e ka shoqëruar këtë video, me një shkrim special, teksa ndan me ndjekësit, emocionet e këtij sezonin që sapo u mbyll me romanët.

Tashmë Kumbulla është vënë në dispozicion të trajnerit Reja, për 3 sfidat e muajit qershor me ekipin Kombëtar. Mbrojtësi kuqezinj shpreson që tashmë të çoja sa më lartë Kombëtaren shqiptare.

POSTIM I PLOTË I KUMBULLËS:

Sezoni im i dytë i verdhekuq përfundon në mënyrën më të mirë: shkruam historinë së bashku dhe fitova trofeun tim të parë në një natë magjike në Tiranën time. Ishin ditë me emocione dhe momente të pabesueshme që do t’i mbajmë me vete përgjithmonë.

Nuk ishte një vit i lehtë, por unë jam krenar për rrugën time të rritjes, kam luftuar për të pushtuar çdo minutë në fushë dhe kurrë nuk kam hequr dorë as edhe një centimetër. Ne ishim një ekip nga fillimi në fund dhe kjo është arsyeja pse fituam.

Tani po kthehem në Tiranë dhe dua të vazhdoj të jap gjithçka për ta çuar Shqipërinë time sa më lart. Dhe ne romanistët … do të takohemi përsëri së shpejti”, shkruan Kumbulla.

PANORAMASPORT.AL