VIDEO/ Elvana Gjata rikthehet fuqishëm, elektrizon Zvicrën me këngët e Flor Mumajesit dhe me… veshjen

Elvana Gjata i ka nisur fuqishëm koncertet, e kësaj here ka shkëlqyer në Zvicër.

Elvana-Gjata-4

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa muaj më parë në Bllok, këngëtarja e njohur duket se ka rifilluar me energji turet muzikore.

Elvana-Gjata-2

Në Instagram ajo ka postuar disa foto e video nga koncerti që ka mbajtur në Zvicër, duke elektrizuar publikun me këngët e saj më të bukura, ku nuk kanë munguar as ato të cilat kanë qenë në bashkëpunim me Flor Mumajesin apo grupin Threedots.

Elvana-Gjata-3

Elvana ka kuruar çdo detaj për të qenë në formë, duke zgjedhur kështu një fustan të bukur por mjaft provokues që i tregon asetet.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë Elvana u vu në qendër të vëmendjes pas shfaqjes së saj në filmin “Dy gisht mjaltë”, një komedi nga Ermal Mamaqi.