VIDEO/ “Els, Els, Els, Els…”, Hysaj bën spektakël me makinë dhe tmerron pasagjeren: Ky nuk është në terezi

Elseid Hysaj ka treguar vazhdimisht se adhuron makinat sportive dhe shpejtësinë. Por me sa duket jo të gjithë ata që janë në makinë me mbrojtësin e kombëtares shqiptare kur ai është në timon, e mendojnë njëlloj si ai.

Futbollisti ka postuar në rrjetet sociale një video ku ai shfaqet duke bërë manovra me shpejtësi me makinën e tij dhe një pasagjere në ndenjësen e pasme dëgjohet e terrorizuar teksa i drejtohet futbollistit.

“Els, Els, Els, Els… Pashë të madhin Zot boll! Ky nuk është në terezi”, thotë pasagjerja për mbrojtësin i cili po argëtohej në ato momente.

PANORAMASPORT.AL