VIDEO EKSKLUZIVE! Trafik prej Erdoganit, acarohet Albano Bogdo, përplaset me efektivin
Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në vendin tonë. Për shkak se presidenti kishte shkuar në xhaminë e Et’hem Beut, i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij.
Por bllokimi në trafik për orë të tëra ka sjellë acarimin e gjithë drejtuesëve të mjeteve, mes tyre edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.
“O legjendë, pse bën sikur nuk dëgjon?! Hape rrugën të kalojnë makinat. Ju *** mu në Erdogan. Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,”-dëgjohet aktori.
Ndërkohë që efektivi i Policisë me qetësi nuk i kthen përgjigje por vijon me punën për të ndarë trafikun në zonë, për t’ju rikthyer normalitetit. Por pikërisht në këtë moment, aktori i afrohet dhe duke e prekur edhe fizikisht, fillon vetë që të drejtojë trafikun: Hë ç’a do bësh? *nuk kuptohet qartë replika tjetër me efektivin.
Ndërsa që për të qëndruar pranë kolegut të tyre, janë afruar edhe efektivë të tjerë, që largojnë aktorin, duke u kujdesur që të mos shkaktojnë përplasje, mes tyre dhe aktorit, i cili aktualisht është pjesë e kastit të “Klanifornia”.
(k.m.dosja.al)