VIDEO EKSKLUZIVE/ Rez Veleshnja flet për herë të parë pas lajmeve se ra pre e grabitjes dhe dhunës pranë një bankomati

Aktori mjaft i njohur dhe i pëlqyer Rezart Veleshnja, i njohur për rolet epike në spektaklit të humorit “Portokalli” që kanë mbetur në kujtesën e publikut, ka qenë sot kryefjala e mediave.
Disa portale kanë shpërndarë një lajm të bujshëm, ku thuhej sipas tyre se Rezart Veleshnja ka rënë pre e një grabitjeje me dhunë disa ditë më parë. “Prapaskena” publikoi lajmin se Rezart Veleshnja është goditur në befasi pranë një bankomati nga një grup personash, në një nga zonat më të populluara të Tiranës.
Sipas tyre aktori mjaft i preferuar nga publiku është goditur sapo ka tërhequr një shumë të hollash nga bankomati, e më pas agresori bashkë me disa persona të tjerë i kanë futur duart në xhep dhe i kanë marrë paratë. I njëjti burim shkruan se si pasojë e sulmit, aktori Rezart Veleshnja ka pësuar dëmtime deri në një shkallë të rëndë, në disa pjesë të trupit.
Nga ana e saj, Policia dioas tyre ka arritur të zbulojë grabitësit, duke i arrestuar, të cilët rrezikojnë nga 5 deri në 15 vite burg për grabitje me dhunë”, përmbyllet lajmi që sot mori dhenë. Por në parimet bazë të gazetarisë është që në çdo rast si ky, t’i merret një prononcim vetë të zotit të punës, konkretisht Rezart Veleshnjas, para publikimit te një lajmi të tillë që mund të ketë shaetësuar shumë njerëz të afërm të Rezit.
E mesa shohim realiteti i Rezit në jetën reale na qenka komplet ndryshe nga realiteti i Rezit në lajmin e sipërpërmendur, ku thuhet se “si pasojë e sulmit ka pësuar dëmtime deri në shkallë të rëndë”. Kjo rezulton aspak e vërtetë dhe këtë e dëshmon vetë Rezi, me një video te realizuar sot në mjediset e “Top channel”, ku ndodhet si çdo ditë për provat e “Portokallisë”.
Në videon ekskluzive drejtuar me emër, kryeredaktores së revista “Story”, Klotilda Harka, Rezi e përgënjeshtron lajmin, duke ironizuar mediat qe e kanë publikuar dhe kanë përhapur alarm të rremë ndërsa thotë: “Unë nuk e di gjë, mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegit tim, po unë s’ di gjë për veten time. Megjithatë ku i dihet mbase më kanë grabitur në ëndërr”, shprehet Rezi me sarkazëm dhe ironi në këtë video, duke theksuar se edhe një herë se “s’më ka ndodhur asgjë”. Për më shumë ndiqni videon ekskluzive të Rez Veleshnjas, ku zbulon të vërtetën e tij.