VIDEO/ E tmerrshme! Basketbollisti bie në parket, ndodhet në gjendje kritike

Basketbolli amerikan është tronditur nga rënia në parket e basketbollistit të kolegjit Keinto Xhonson në ndeshjen e së dielës në Konferencën e Lindjes me ekipin e tij Florida “Gators”.
Në një moment të ndeshjes, lojtari bie direkt në parket në mënyrë të frikshme. Lojtarët janë tronditur ndërsa stafi mjekësor i skuadrës është futur menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë. Lojtari është transportuar më pas në spital. Sipas njoftimit të fundit, gjendja e tij shëndetësore është kritike, por në monitorim të vazhdueshëm.

Xhonson ka kaluar ‘COVID’-in në verë dhe dyshohet se virusi mund t’i ketë infektuar muskulin e miokardit të zemrës, ç’ka mund të ketë shkaktuar parainfarkt

PANORAMASPORT.AL