Video e tij me përmbajtje seksuale bëhet virale në internet, reperi i famshëm kërkon ndjesë: S’duhet të ishte bërë kurrë publike
Një video seksuale e reperit Nelly është bërë virale në mediat sociale. Pamjet intime u publikuan në InstaStory-n e reperit, por edhe pse u mundua që t’i fshijë shpejt, video “mori dhenë”.
Në pamje shihet një vajzë duke i bërë seks oral Nelly-t.
“I kërkoj sinqerisht falje vajzës dhe familjes së saj. E di që kjo është diçka që ata nuk do e donin. Kjo video e vjetër ishte private dhe kurrë s’duhet të ishte bërë publike”, tha 47-vjeçari në ndjesën publike.
Ndërsa fytyra e Nelly nuk ishte e dukshme në videon +18, zëri i tij dëgjohet teksa filmon gruan e paidentifikuar që po i bënte seks oral.
Video ishte rreth 1 minutë e gjatë dhe u hoq shpejt nga rrjeti social i reperit, por jo përpara se 3.3 milionë ndjekësit e tij ta regjistronin dhe ta ripostonin në internet.
Ndërkohë ekipi i menaxhimit të tij thanë se Instagrami ishte hakëruar. Pasi pamjet u bënë virale, emri i Nelly u bë trend në Twitter. Disa përdorues të rrjetit sociale filluan të bënin shaka ndërsa të tjerë theksuan që ishte gabim publikoi i videos pa pëlqimin e gruas anonime.