Video e shembjes gjatë natës së godinës së Teatrit Kombëtar, si mori fund rezistenca e artistëve

UPDATE-Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme Bashkia e Tiranës ka shembur me fadroma godinën e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se aksioni është finalizuar rreth orës 4:40 të ditës së sotme.

Gjatë natës, Policia ka ndërhyrë për të nxjerrë jashtë godinës së Teatrit personat që po flinin brenda Teatrit.

Më pas perimetri i kësaj godine dhe bulevardi është rrethuar nga forca të shumta policie dhe nga rrethimet metalike.

Aktivistët e ndryshëm të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë shoqëruar në komisariantin e policisë, mes tyre Robert Budina.