VIDEO/ E rrahën live në “TikTok”, i afërmi i Luigj Markut tregon gjendjen e tij shëndetësore: I kanë prerë hundën, plumbin ja futën në…

Dy ditë më parë, shqiptari nga Lezha, Luigj Marku, u dhunua nga disa persona teksa ishte në një video live në Tik Tok.

Personazhi ekstremist fetar i rrjeteve sociale, i cili është mjaft i famshëm në rrjetet sociale u dhunua nga disa persona të cilët ende nuk janë konfrimuar, ndonëse ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se personazhi i cili dhunoi Markun ishte Gashi, mirëpo ky i fundit mohoi të ketë lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, së fundmi të afërm të Luigj Markut kanë reaguar në rrjetet sociale dhe kanë treguar gjendjen shëndetësore të tij.

“Tash ç’a u bo? E kapën e neutralizun, e gjuajtën në makinë e çunë në hije të një peme. E majtën keq, i kanë pre hunën. I kanë ra keq këtu e kanë pre në faqe, i kanë fut i plumb në kofshë. Se ky ka qenë sakat…”, ka deklaruar miku i vëllait të Markut në një video në TikTok.