VIDEO/ “E kisha pranë kur më duhej mbështetja”, Nejmar përlotet kur flet për…
Nejmar është duke u rimëkëmbur nga dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës që nga data 23 janar.
Braziliani nuk po kalon një moment të mirë në karrierë, pasi ky dëmtim po e lë pas nga forma fizike dhe jo vetëm.
Në një intervistë për “Esporte Spectacular”, Nejmar ka folur për marrëdhënien e tij me Mesin dhe kohën që kaloi te Barcelona. Braziliani kaloi plot 4 sezone afër argjentinasit në Katalunjë dhe më vonë u shit te PSG për një shifër rekord prej 222 milionë euro.
Në intervistën e tij ai ka thënë: “Sinqerisht është e vështire, shumë e vështirë që unë të flas për Mesin. Ai ishte shumë i veçantë për mua në Barcelonë. Në momentin që më duhej mbështetja, Mesi mbërriti dhe më dha një dorë. Ai më tha: Eja, unë jam këtu për të ndihumuar.”
Gjatë kohës që ai ishte në Barcelonë, në katër sezone dhe 186 ndeshje, shënoi plot 106 gola. Në këto vite ai fitoi shumë trofe, ku vlen të përmendet Liga e Kampionëve në vitin 2015.
"No momento em que eu precisei de um suporte, o homem do time, o melhor do mundo chegou e me deu a mão". No próximo domingo tem entrevista com Neymar no Esporte Espetacular! pic.twitter.com/n2rs541o0y
— globoesportecom (de 🏠) (@globoesportecom) February 24, 2019