Video/ E hoqën nga puna, prezantuesja shqiptare reagon ashpër
Prezantuesja Ketrin Gjoça ka qenë sot e ftuar në emsionin “Rreze dielli”.
Në një rrëfim për karrierën e saj më shumë se 30 vjeçare në ekran, Ketrin Gjoça tregoi se e kanë hequr nga puna e nga programi që drejtonte në mënyrë jo elegante.
Me tone të ashpra ajo ka bërë thirrje që të shikohen modelet italiane të të bërit televizion.
“Në televizionet italiane, ata persona që kanë një eksperiencë, i mbajnë, i ruajnë. Figurat janë figura. Nuk e di pse drejtuesit tanë të televizionit, vijnë në televizion, në atë institucion publik dhe mendojnë që duke hequr figurat e ekranit që kanë gjetur atje, figura të konsoliduara, do krijojnë një televizion të ri. Në emër të të bërit ‘televizion të ri’ heqin figura të rëndësishme. Nuk është ky televizioni!”, u shpreh ajo.
Gazeta Liberale