VIDEO/ Dyshohet se ra nga kati i dytë i hotelit, reagon vëllai i Artilës: Shkoi për të darkuar por…
28 dhjetori ishte ditë e kobshme për familjen Kameri.
Në orët e para të mëngjesit atyre iu dha lajmi se e bija e tyre, Artila, ka rënë nga kati i dytë i hotelit Venus, gjatë kohës ku në dhomë me të ishte edhe Asdren Begolli.
Por që prej asaj dite të afërmit e saj nuk kanë gjetur qetësi, pasi sipas tyre, 34 vjeçarja nuk ka mundur të bëjë vetëvrasje.