VIDEO/ Dy gola në fund, Partizani lë pas krahëve “ngërçin” dhe rikthehet te fitorja pas 4 javësh

Partizani rikthehet te fitorja pas plot 4 javësh. “Demat e Kuq” mposhtën me rezultatin 2-0 Kastriotin, në një sfidë të dominuar nga kryeqytetasit.

Pavarësisht epërsisë në fushën e lojës, për të zhbllokuar sfidën, të kuqve iu deshën plot 86 minuta kur Cara shënoi me kokë i vetëm brenda zonës.

Për të vulosur këtë sukses të merituar të Partizanit, mendoi Jasir Asani, i cili realizoi në minutën e 94-t me 11-metërsh.

LIVE: PARTIZANI – KASTRIOTI 2-0

Cara 86′, Asani 90’4′

KOMENTI LIVE: 

90+4′ GOOOOOL PARTIZANI 2-0/ Jasir Asani realizon nga pika e bardheë e penalltisë. 

90+3′ Penallti për Partizanin. E fiton autori i golit Tedi Cara, pas një rrëzimi brenda zonës gjatë duelit  me Bojom.

90+1′ E pabesueshme çfarë humbet në këto momente Tedi Cara, i vetëm përbalë Hidit, e ka dërguar topin jashtë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida “Demat e Kuq” kalojnë në avantazh. Cara godet saktë me kokë i harruar brenda zonës, duke i dhënë kryesimin kryeqytetasve.

85′ Asani shpërdoron një shans të artë nga një pozicion të favorshëm brenda zonës, gjuajtja e tij shkon drejt e në duart e Hidit.

78′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Rezi i dëmtuar, vendin e tij e merr Nuriu.

78′ Zëvendësim te Partizani, largohet Bardhi, vendin e tij e merr Cara.

68′ 9 me 2 numri i goditjeve nga këndi, që konfirmon epërsinë e skuadrës së kuqe.

66′ Mala ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj De Silvës.

58′ Tjetër pritje shpëtimtare e Isli Hidit, që devijon një harkim të rrezikshëm nga e djathta në këndore.

57′ Trajneri ndreu kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, largohen nga fusha Moraesh dhe Rami në vend të tyre Rezi dhe Plaku.

50′ Kastrioti kryen zëvendësim, largohet nga fusha e lojës Okebugu, vendin e tij e zë Mehmeti.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Tjetër shans i artë për Partizanin. Hidi bën shpëtimtarin. I mohon një gol të sigurt Bardhit, i cili gjuan bukur me kokë brenda zonës, por ndalet nga gardiani i skuadrës krutane.

35′ Dominim i Partizanit, të kuqtë kërkojnë me ngulm golin, mbrohen mirë krutanët e Ndreut.

31′ Provon edhe Kardozo me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

29′ Minuta më të mira për Partizanin. Të kuqtë shfaqen më të qartë në qarkullimin e topit, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Kastriotit, por pa sukses.

25′ Solomon ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj numrit 4 Sokol Neziri.

19′ Aksioni më i mirë për Partizanin. Provon Solomon, me një gjuajtje të rrezikshme, por fantastike pritja e Isli Hidit që largon rrezikun në këndore.

16′ Bardhi provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, topi i tij ndalet nga portieri Alban Hoxha.

6′ Rast i rrezikshëm për Kastriotin, pas harkimit të Bardhit nga e djathta, një prej mbrojtësve të skuadrës krutane godet me kokë, por topi shkon drejt e në duart e Alban Hoxhës. Gjuajtja e parë në kuadrat i takon Kastriotit.

2′ Kastrioti fiton goditjen e parë nga këndi me Okebugun.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: A. Hoxha, Bitri, Idrizaj, Bitri, Broja, Kote, Hakaj, Mala, Bardhi, Asani, Kardozo, Solomon. Trajner: R. Kalari.

Kastrioti: Hidi, Bojom, Çela, Husein, Neziri, Okebugu, Moraes, Prodani, Rami, P. Bardhi, Devid. Trajner: R. Ndreu

PANORAMASPORT.AL