Video/ Dy gola në dy minuta, Gjimshiti përmbys Olympiacos në playoff të Europa League: Porto i shënon dy herë Strakoshës

Spektakël në mbrëmjen e playoff të Europa League me Atalantën që përmbys Olympiacos me dygolëshin e pazakontë të Berat Gjimshitit në vetëm dy minuta. Nuk ka shkuar kaq mirë për dy shqiptarët e tjerë në Oporto. Lazio është thyer 2-1 nga Porto, me Strakoshën titullar e Hysaj të aktivizuar në 20 minutat e fundit. Sevilla hedh hapin më të sigurtë drejt 1/8 me fitoren në shtëpi 3-1 ndaj Dinamo Zagreb, ndërsa Leipzig e Real Sociedad ndahen në barazim 2-2.

ATALANTA 2-1 OLYMPIACOS
“Who needs Ronaldo?” (Kush ka nevojë për Ronaldon?), lexohej në një pankartë në Bernabeu pas lamtumirës së Cristianos nga Real. “Who needs Zapata?” (Kujt i duhet Zapata?), mund të thotë sot Gian Piero Gasperini, fitues në Europa League, pavarësisht mungesës së rëndë të sulmuesit kolumbian. Kundër Olimpiakos të Manolas, Atalanta fitoi ndeshjen e parë falë një dygolëshi të Berat Djimsiti, 2-1 me përmbysje në ndeshjen e parë të playoff të Ligës së Evropës. Grekët kaluan në avantazh në minutën e 16 me një të djathtë nga jashtë zonës të Soares që befasoi Musson në këndin e ulët. Megjithatë, zikaltrit e nisën pjesën e dytë në mënyrë të shkëlqyer, duke përmbysur gjithcka me dygolëshin e Gjimshitit. Mbrojtësi shqiptar shfrytëzoi dy goditje nga këndi (61′ dhe 63′) për të fiksuar rezultatin 2-1, tepër të rëndësishëm pas shtatë ditësh, në ndeshjen e kthimit në Athinë.

FC PORTO 2-1 LAZIO
Lazio ngec në Europa League, por mbetet në garë për të kaluar në raundin tjetër. Në ndeshjen e parë të play-off për të shkuar në 1/8 e kompeticionit skuadra e Sarrit humbet 2-1 me Porton, pavarësisht se gjithçka do të luhet në kthimin në Olimpico. Në Do Dragao, bardhekaltrit e nisën mirë, por më pas pësuan reagimin e vendasve. Zaccagni (23′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje me thembër dhe iluzionoi Lazion, më pas Martinez (37′ dhe 49′) përmbysi rezultatin falë një goditje precize me kokë dhe më pas një të djathte të saktë në zonë.

RB LEIPZIG 2-2 REAL SOCIEDAD
Gjithçka u shty për ndeshjen e kthimit në San Sebastian mes Leipzig dhe Real Sociedad. Baskët kaluan përpara dy herë, por gjithmonë u rikuperuan nga gjermanët: në pjesën e parë Nkunku iu përgjigj golit të Le Normand në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Forsberg barazoi penalltinë e Oyarzabal në minutën e 64.

SEVILLA 3-1 DINAMO ZAGREB
Gjithcka u vulos në pjesën e parë në Sanchez Pizjuan me Sevillan që zhbllokoi ndeshjen falë penalltisë së Rakitic në minutën e 13. Kroatët reaguan dhe Orsiç barazoi rezultatin në minutën e 41. As koha për të festuar për Dinamon, sepse mes minutës së 44 dhe shtesës, Ocampos dhe Martial nënshkruan dy gola që fundosën kroatët. Në pjesën e dytë andaluzianët administruan rezultatin dhe lojën duke bërë një hap të mirë drejt 1/8 të Europa League.

Knockout Round Play-offs Europa League
Atalanta 2-1 Olympiacos
FC Porto 2-1 Lazio
RB Leipzig 2-2 Real Sociedad
Sevilla 3-1 Dinamo Zagreb