VIDEO/ Donaldi i bëri Borës dhuratën më të bukur dhe ajo s’mund të rrinte pa ia shprehur dashurinë publikisht

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë kthyer në njërin prej çifteve më të pëlqyera në showbizin shqiptar.

Sot madje ka pasur ‘shpërthime dashurie’ nga të dyja palët. Sikundër e dimë tashmë, Donaldi ka pasion pikturën, për të cilën ka studiuar dhe shpeshherë ndan me ndjekësit pjesëza nga arti i tij.

Por sot, ai ka realizuar ndoshta pikturën më të bukur, partneren e tij. Donaldi ndau në Instagram një video ku ka treguar gjithë procesin për realizimin e këtij portreti, teksa ka shkruar “Për ty Bora Zemani.”

Sigurisht, edhe moderatores i ka pëlqyer shumë kjo vepër dhe i komentoi në postim: “Të dua!”. Nga ana tjetër i është përgjigjur sërish Donaldi në koment ku i shkruan: “Unë më shuuumë.”