VIDEO/ Ditë historike për Liverpulin, tifozët nuk përmbahen. I vënë “flakën” qytetit
Thirrjes së autoriteteve policore dhe lokale për tifozët që të mos dilnin në rrugë për të festuar triumfin e Liverpulit në qytet për shkak të Koronavirusit, një numër i konsiderueshëm qytetarësh nuk i është përgjigjur pozitivisht.
Me qindra tifozë kanë zbarkuar në rrugët e qytetit për të shoqëruar autobusin e skuadrës së tyre ndërsa i drejtohej stadiumit “Anfield”.
Me kore, fishekzjarrë dhe tymuese, ata u grumbulluan edhe jashtë stadiumit për të mos e humbur momentin historik të ngritjes së trofeut të parë pas 30 vitesh.
Megjithatë, pjesa dërrmuese e tifozëve respektoi thirrjen e autoriteteve për të qëndruar në shtëpi, ndërsa trajneri Jyrgen Klop nuk harroi t’u bënte edhe një herë thirrje atyre që të bënin edhe pak durim, përpara se të festonin siç duhej këtë arritje historike.