VIDEO/ Dita e 12-të në karantinë, Albi Doka “propozon” për martesë 2 modelet me famë botërore

Të shumta kanë qenë videot epike të futbollistëve shqiptarë në këtë periudhë të vështirë karantinimi. Mes tyre edhe mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka. 22-vjeçari ka publikuar në story 2 video humoristike para televizorit, duke iu “propozuar” 2 modeleve me famë botërore, Bela Hadid dhe Nastasia Volf.

Doka fillimisht i ka propozuar modeles amerikane Hadid, me një arush të vogël, ndërkohë që më pas ka ndryshuar mendje duke i propozuar ruses Nastasia Volf, me një arush akoma më të madh. E gjitha kjo në kuadrine shakasë.  Për më tepër ndiqni videot e mëposhtme:

PANORAMA SPORT