Video/ Dhunohet brenda në makinë Kozak: Thuaj të ha…

Policia e Shtetit njofton se ka bërë të mundur gjetjen e shtetasit të identifikuar si Kozak Braçi dhe e kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tij.

Ndërkohë, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Më herët, familjarë të tij njoftuan policinë për rrëmbimin e të riut, i cili ditët e fundit ka qenë në një konflikt të hapur me sharje, kërcënime dhe fyerje me një tjetër personazh të njohur të Instagramit.

Në lidhje me ngjarjen, disa të rinj publikuan në TikTok pamje nga rrëmbimi i Kozak duke e sharë atë brenda një makine.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet Kozak duke u dhunuar nga disa persona, teksa e detyrojnë të shajë veten ./Opinion.al