VIDEO/ Çift i ri në showbiz? Vëllai i Besnik Krapit u puth në buzë me Olta Dakun në dasmë!

Dasma e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit ka qenë e mbushur plot surpriza. Ermal Mamaqi ishte ai i cili krijoi një atmosferë të paparë festive që i mbajti të ftuarit të gjithë në këmbë!

Pas hedhjes tradicionale të buqetës, të cilën e kapi aktorja Olta Daku, një tjetër lojë ishte menduar për djemtë beqarë!

Në vend të luleve, u hodh llastiku që nusja vendos në këmbë dhe atë e kapi vëllai i Besnikut.

Olta-2

Ky i fundit i vendosi llastikun në këmbë Oltës dhe krejt papritur të dy u puthën duke i habitur të gjithë e duke shkaktuar të qeshura.

Nuk e dimë nëse edhe kjo puthje ishte pjesë e traditës, por në videon e publikuar në Xing.al, dëgjohet zëri i Ermalit që nuk e priste aspak këtë gjë.