VIDEO/ Çfarë i ndodhi aktorit? Romeo Veshaj bën deklaratën e papritur: Jam gati të bëj valixhet…
Romeo Veshaj është shprehur mbrëmë se është gati të marrë valixhet dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”. Këtë e tha gjatë një bisede me Erjola Doçin, teksa po komentonin fjalët që i thanë dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.
Sipas tyre, aktori është duke i bërë presion partneres së tij, Heidi Baci. E pikërisht këto fjalë e kanë prekur Romeon.
“Janë dy opinionista të vetëm dhe jo 200 milionë shqiptarë. Bëj një ndarje logjike të lojës edhe më beso që nuk do përfshiheni më si çift”, i tha Erjola-Romeos duke u përpjekur që të qetësojë atë.
Romeo: Çfarë po thoni moj, unë po i jap presion kësaj vajzës? Unë jam gati për të bërë valixhet dhe të dal moj
Erjola: Kupto diçka Romeo që është një opinion i vetëm
Romeo: Si një moj ishin te tre
Erjola: Janë dy opinionista të vetëm dhe jo 200 milionë shqiptarë
Romeo: Domethënë ata shikojnë 24/7 dhe çfarë thua moj
Erjola: Keni kohë çdo gjë mund të rregullohet në këtë botë
Romeo: Jo moj jam unë ai që po i fus presion kësaj gocës
Erjola: Sepse nuk ke bërë një ndarje logjike të lojës
Romeo: Si të bëj një ndarje moj, çfarë thua?
Erjola: Bëj një ndarje edhe më beso që nuk do përfshiheni më si çift. Pjesën romantike mbajeni shumë të fshehtë
View this post on Instagram
Ora News