VIDEO/ Brenda shtëpisë së Ilda Bejlerit, moderatorja publikon pamjet

Moderatorja e njohur, Ilda Beljeri, e cila këtë sezon televiziv e nisi në “Top Channel” në emisionin ‘Procesi Sportiv’ me Edi Manushin, ka publikuar ne rrjetet sociale pamjet nga shtepia e saj.

Ne nje video ne Instastory, Ilda njeh ndjekesit e saj me ambientet ne te cilat ajo kalon kohen e lire kur qetesohet ne shtepi.

Sakaq, largimi i moderatores nga Digitalb, pas 11 vitesh në ekran, u komentua gjatë, e kjo edhe për shkak të ‘përplasjeve’ me Dritan Shakohoxhën, i cili tha se e hoqi nga puna.

E ftuar në “Wake up” para disa ditësh, Ilda ka folur për largimin e saj duke thënë se askush nuk e ka përzënë dhe se pret me padurim të nisë ‘Procesi Sportiv”, ku do të shfaqet në krah të Edi Manushit.

Ilda-Bejleri-2

Ndërkohë e pyetur edhe për komentet e fundit që i kanë ardhur nga publiku në rrjetet sociale, të cilët janë bërë kuriozë se ku i gjen Ilda gjithë këto para për të bërë pushime dhe jetë luksi.

Ty të kanë etiketuar si një vajzë që bën një jetë luksoze shumë të ekzagjeruar. A paguhesh më shumë se gazetaret e tjera?

“Po paguhem, patjetër. Në ‘Digitalb’ njëherë jam paguar më shumë se gazetaret e tjera por kjo vjen për shkak të performancës time edhe për shkak se kam qenë diku te pesë-gjashtë vite imazhi i “Digitalb’ kështu që paguhem, pa diskutim.

Nuk është se më ka munguar pagesa, por kjo ska të bëjë me jetën time luksoze dhe të ekzagjeruar, kam përshtypjen se këtu në Shqipëri janë mësuar që njerëzit që dalin në televizor të jenë “pabuksa” në një farë mënyrë, sepse duket se ti ose je tepër i ekzagjeruar ose s’ke para për të jetuar.

Ndërkohë që një njeri nuk është thjeshtë ajo ikona që del në televizor, sepse ka një jetë, një familje nga pas, ka tradita po edhe varet se çfarë i ka rënë për pjesë nga familja e vet”, u shpreh ajo.

Po pra, që ka diçka nga pas ka, por nga vinë këto lekët? Kjo ishte pyetja

Unë jam tek vetingu këtu? Se s’po e kuptoj? (qesh)

Jo, jo. Publiku duhet respektuar… kanë një lloj kurioziteti dhe duhet ushqyer

“Publiku le të shkojë tek hipoteka e Tiranës dhe e shohin edhe se ca kam unë dhe ca skam unë…. Por mjafton vetëm mbiemri im ‘Bejler’, ‘zotërinj’… por unë e shpjegova dhe në Instagram që gjyshja ime ka qenë një nga ato tiranaset e vjetra, nuk jeton më, ajo vjen nga një familje e pasur që ka patur edhe prona edhe të gjitha, megjithatë unë nuk kam pse i shpjegoj njeriu sepse ato lekë nuk ia kam vjedhur askujt”, tha Bejleri.