VIDEO/ Bëhet nuse në ditëlindjen e parë të vajzës së saj, kush është burri i Ilda Bejlerit?
Ilda Bejleri, moderatorja e njohur e sportit ka festuar dy ngjarje në një ditë.
Lajmin e ka bërë vetë ajo pasi ka postuar video duke kërcyer me të ftuarit.
Ditën e djeshme Ilda ka pasur 1-vjetorin e vajzës së saj, datëlindjen e së cilës e ka “shfrytëzuar” për të kurorëzuar gjithashtu, lidhjen e saj disa vjeçare me babain e fëmijës.
Videoja që ka marrë më shumë vëmendje nga ndjekësit ka qenë ajo në të cilën shfaqej duke ecur me bashkëshortin dhe vajzën e saj.
Partneri i saj është një biznesmen i njohur shkodran, Ardit Kraja.
Në festën e tyre mësohet se të ftuar ishin dhe disa nga personazhet e njohur të ekranit dhe muzikës shqiptare, si: Eraldo Rexho, Bujar Qamili Miranda Dupi, Maiana Kondi dhe Elgid Doda, etj.
Ora News