VIDEO/ Armando Broja i jep “gaz”, Chelsea publikon pamjet e stërvitjes së sulmuesit shqiptar

Armando Broja ka disa muaj që është larg fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në një miqësore përpara fillimit të Kupës së Botës në Katar.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk hoqi dorë kollaj dhe ka disa kohë që po punon intesivisht për t’u rikthyer sa më shpejtë në fushën e blertë.

Chelsea ka publikuar një video të Armando Brojës në Instagram ku shihet qartë lojtari i talentuar i cili punon intesivisht i veçuar në palestër për të gjetur formën e tij më të mirë fizike. Duket se dëmtimin e ka lënë pas dhe tashmë Broja po stërvitet përtë ndezur muskujt dhe për t’u futur në fushë me fanellën e Chelsea.

Me këtë intensitet të lartë stërvitjeje, duket se Brojën do ta shohim shumë shpejtë në fushë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

/ h.ll/abcnews.al