VIDEO/ Akt i rëndë në Pejë, punonjësit argëtohen teksa dhunojnë të moshuarën! Arrestohet një prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

“Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”, dëgjohet infermierja e cila shihet derisa e godet me shuplaka, kurse koleget e saja dëgjohen duke qeshur.

Qytetarët janë shprehur të tronditur nga pamjet, derisa u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa.

Raportohet se një nga punonjëset që dhunon të moshuarën është vënë në pranga, raporton KlanKosova./abcnews.al/