VIDEO/ 4 futbollistët e Kombëtares në mbështetje të Partisë Demokratike, ja mesazhet speciale para zgjedhjeve

Taulant Xhaka, Migjen Basha, Mërgim Mavraj dhe Ergys Kaçe janë 4 futbollistët e Kombëtares që i kanë dalë në mbështetje Lulëzim Bashës dhe Partisë Demokratike, 2 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.

Nëpërmjet video-mesazheve të shkurtra, të 4 këta futbollistë, i kanë bërë thirrje shqiptarëve që më 25 prill të votojnë ndryshimin, për të mirën e Shqipërisë dhe sportit.

Video-mesazhi i Taulant Xhakës drejtuar shqiptarëve: “Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin”.
Video-mesazhi i Migjen Bashës drejtuar shqiptarëve: “Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin”.

Video-mesazhi i Mërgim Mavraj drejtuar shqiptarëve: “Për ndryshimin e Shqipërisë, për ndryshimin e sportit, votoni ndryshimin”.

Video-mesazhi i Ergys Kaçes drejtuar shqiptarëve: “Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin”.

PANORAMASPORT.AL