Victoria Owns flet për të dashurën e tij: “Për shumë gjatë unë kam veshur teshat e saj”

Edon Shileku që mbrëmë hyri në Big Brother VIP Kosova si “Drag Queen”, në prezantimin e tij të parë kishte thënë që ai ka të dashur “qikën më të bukur

Përformanca e tij që theu tabu u përfol gjithandej, por banori i ri thotë se ai është i lumtur dhe krenar që po prezanton artin e tij.

Ndër të tjerash, ai tha se përkrahjen më të madhe e ka nga familja, sidomos nëna dhe nga e dashura e tij.

Ai gjithashtu thotë se e dashura e tij e ka mbështetur në çdo hap dhe tha: “Për shumë gjatë kam veshur teshat e saj derisa kam filluar t’i kisha të miat”.

Në videon e mëposhtme mund të shihni intervistën e tij të parë nga minuta 1:36:47 para hyrjes në shtëpinë e madhe.

/Prive.al