Victoria e thotë hapur çfarë e çmend bashkëshortin David Beckham në dhomën e gjumit
Stilistja e njohur Victoria Beckham ka zbuluar së fundmi disa të pathëna rreth stilit të saj dhe jetës private në një video të re live që publikoi në “Youtube”. Aty, ajo dokumentoi udhëtimin e saj në Nju Jork për bashkëpunimin e ri me markën “Reebok”.
Victoria kishte që në orën 4:00 të mëngjesit që ishte zgjuar për t’u bërë gati dhe në kohën kur kamerat mbërritën dhoma e saj e hotelit ishte kthyer përmbys. Lidhur me këtë, stilistja është shprehur se është pikërisht rrëmuja arsyeja se pse bashkëshorti i saj, David çmendet fare kur hyn në dhomën e gjumit për të fjetur. “Ju mund ta shihni se pse e çmend bashkëshortin tim, sepse ai është super super, i rregullt. Unë jam e fiksuar pas baktereve, kudo dua të jetë super super pastër.
Unë do të dezinfektoj çdo gjë, por unë jam pak e çrregullt, çfarë të bëj?”, është shprehur Victoria.“Kjo do t’i shkaktonte David një sulm paniku tani”, shtoi ajo teksa po ecte në dhomën e gjumit./Panorama Plus