Victoria Beckham feston 45-vjetorin, zbulon surprizat që i bëjnë fëmijët

Victoria Beckham ka festuar ditën e djeshme 45-vjetorin e lindjes. Ajo është surprizuar me dhurata nga miq dhe kolegë, urimet e të cilëve kanë qenë të shumta. Gjithashtu, fëmijët e saj kanë gjetur mënyra nga më kreative dhe më specialet për ta uruar në ditën e rëndësishme. Ka qenë vetë stilistja e cila ka publikuar disa nga momentet më të bukura dhe më emocionuese. Në njërën prej videove ajo tregon pamjen që ka marrë shtëpia e saj, e mbushur me lule shumëngjyrëshe të ardhura nga miq, kolegë dhe familjarë.

Victoria-2 Victoria-3 Victoria-4 Victoria-5 Victoria-6 Victoria-1

Më tej ajo ka zbuluar disa nga surprizat që i kanë bërë fëmijët. Ndër to, një kartolinë nga Harper dhe akullore me mbishkrim nga Romeo. Një pjesë të mirë të ditës Victoria e ka kaluar me familjen e saj, ndërsa kohën e mbetur me miqtë e ngushtë. /revistawho.com