Vetëtima godet Shtëpinë e Bardhë, shkon në tre numri i të vdekurve
Ka shkuar në tre numri i viktimave pas vetëtimës që goditi shtëpinë e bardhë të premten. Një çift i moshuar nga Wisconsin është në mesin e tre të vdekurve.
James Mueller, 76 vjeç dhe Donna Mueller, 75 vjeç, po vizitonin kryeqytetin amerikan për të festuar 56 vjetorin e martesës, tha mbesa e tyre. Të premten, vdiq edhe një 29-vjeçar i paidentifikuar, ndërsa person i katërt është plagosur rëndë.
Viktimat ishin në Lafayette Park kur u goditën. Afërsia e parkut me selinë e presidencës amerikane nënkupton se anëtarët e Shërbimit Sekret të SHBA ishin ndër njerëzit e parë që u kujdesesën për viktimat.
Pas incidentit, një pjesë e parkut ka mbetur e mbyllur , ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi për këtë zonë të enjten.
Rreth 40 milion goditje rrufeje godasin tokën në SHBA çdo vit, por gjasat që dikush të goditet janë më pak se një në një milion dhe pothuajse 90% e të gjitha viktimave të tilla mbijetojnë.
Top Channel