Vetëm vila kushtonte 87.500 euro për një javë/ Media greke: Angela Martini “dogji” bashkëshortin miliarder me foto nga pushimet luksoze në Instagram
Një ditë pasi raportoi se bashkëshorti miliarder i Angela Martinit u arrestua se bënte jetë luksi dhe shpenzime mijëra euro në restorantet dhe baret e ishullit të famshëm Mykonos, gazeta greke “Protothema” zbulon të tjera detaje.
Producenti i filmave, Dragos Savulescu dhe bashkëshortja e tij, modelja shqiptaro-zviceriane, Angela Martini, po shijonin pushimet në ishullin luksoz grek në një vilë me qira ku paguhet 87.500 euro për një javë.
Sipas mediave greke, ishte pikërisht modelja e cila e çoi me duart e saj në burg bashkëshortin, duke tërhequr Interpolin në gjurmët e tij me fotot nga pushimet luksoze që postonte në rrjetet sociale.
Angela Martini është munduar të tregohet e kujdesshme duke mbajtur të fshehur lokacionin, por ka qenë një mikeshë e tyre, e cila ishte në grupin që po pushonte në Mykonos që ka zbuluar vendndodhjen në foto.
Partnerja bukuroshe e miliarderit, Angela Martini, i fiksoi fotot që postoi në profilin e saj në Instagram nga vila luksoze shumë e shtrenjtë në ishull, duke sinjalizuar një alarm për Autoritetet e Policisë Rumune, shkruan Protothema.
Tashmë pritet që Savulescu të dalë para gjykatës në Mykonos për të konfirmuar urdhër -arrestin evropian të lëshuar në emrin e tij.