Vetëm Rihanna mund ta perfeksionoj dukjen e saj të ngjashme me reperin Gunna

Rihanna tregoi kostumin e saj të Halloween në Instagram, dhe nuk është gjë tjetër veçse befasuese. Ajo rikrijoi pamjen dhe stilin e reperit Gunna, në një shkallë pothuajse perfekte.

Dua të them, shikoni fotografinë Gunna-s dhe më pas shikoni postimin e Rihanna-s. Përvec faktit që ajo është brenda dhe ai jashtë, ajo e perfeksionoi dukjen e saj të ngjashme me reperin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Rihanna ka veshur një këmishë të zezë, të tejdukshme Dior të shoqëruar me një jelek të zi, pantallona të shkurtra, atlete lëkure deri tek gjuri, gjerdan diamanti dhe syze dielli të errëta.

Madje ajo rikrijoi të njëjtat poza që Gunna postoi në postimin e tij origjinal.

Në fillim të këtij muaji, Rihanna u pa duke u takuar me Guna për një darkë biznesi.