Vetëm për të kryer seks me Machine Gun Kelly, Megan Fox pret një pjesë të kostumit të saj të shtrenjtë!
Ata janë padyshim çifti më i veçantë i showbiz-it ku dashurinë e tyre e shfaqin në format më të çuditshme. E kemi fjalën për super yllin, Megan Fox dhe muzikantin Machine Gun Kelly. Së fundmi, në një shkëmbim mesazhesh mes Megan dhe stilistes Maeve Reilly, të publikuar gjithashtu në Instagram, ylli i “Transformers” pyeti nëse kostumi blu që kishte veshur ishte i shtrenjtë sepse ajo dhe reperi kishin ‘prerë një vrimë që të mund të kryenin seks’.
Stilistja ndërkaq ia kthehu duke i shkruajtur se: ‘Të urrej bashkangjitur me tre ’emoji’ me fytyrë të qeshur përpara se të siguronte nënën e tre fëmijëve se do t’ia rregullonte veshjen.
Megan mund të themi se shkëlqente me këtë veshje teksa sigurisht krah saj kishte edhe të dashurin e zemrës, Machine Gun Kelly.
Së fundmi, po qarkullojnë thashetheme se Megan mund të jetë në pritje të një fëmije pasi Machine ia kushtoi performancën e tij ‘fëmijës së tyre të palindur’ në “Billboard Music Awards 2022” në Las Vegas. Ai tha në skenë se:
E shkrova këtë këngë për gruan time… Dhe kjo është për fëmijën tonë të palindur!
Dyshimet kanë ‘lindur’ tek të gjithë. Të shohim në vazhdim nëse dyshja e njohur do e pohojnë apo mohojnë këtë lajm. Rikujtojmë, se së fundmi është publikuar traileri i filmit “Good Mourning”, në të cilin luajnë së bashku Fox dhe Gun Kelly. Mirëpo, duke u bazuar në reagimet e fansave, filmi që pritet të dalë më 20 maj, nuk i ka mahnitur shikuesit.
“Kjo është aq e keqe sa do të jetë një kryevepër”; “Duket po aq patetik si ndonjë film me buxhet të ulët”; “Nuk mund ta shikoja as trailerin deri në fund”; “Më mirë të digjesha sesa ta shikoja këtë ”, këto janë vetëm disa nga komentet negative në rrjet. Rikujtojmë, se Megan dhe Machine Gun Kelly u takuan në xhirimet e filmit “Midnight in the Switchgrass”.