Vetëm pak ditë në shtëpi, Claudio largohet nga “Big Brother VIP”

Të nominuarit e kësaj jave në “Big Brother VIP” ishin Arjola, Iliri, Antonela dhe Claudio.

Mirëpo, publiku kishte vendosur që i eleminuari të ishte Claudio, edhe pse kishte vetëm pak ditë në shtëpi.

Ai u bë pjesë e shtëpisë rreth 10 ditë më parë, së bashku me këngëtaren Big Mama. Por sportisti mori shumë nominime, nga shumë banorë që e shihnin si njeriun që kishin më pak afrimitet.

Kujtojmë që, thuajse njësoj ndodhi edhe me Valon Shehun, që po ashtu qëndroi rreth një javë në shtëpi.

/News31