
Vetëm Mbretëresha Elisabeth mund të presë me shpatë një tortë dhe prap mos të duket e çuditshme
Mbretëresha Elisabeth, e shoqëruar nga Kate Middleton dhe Camilla, u shfaq në një pritje speciale me vullnetarë që po organizojnë festën më të madhe të bërë ndonjëherë për 70-vjetorin e kurorëzimit të saj.
Gjatë festimeve, 95-vjeçarja duhej të priste një tortë simbolike dhe gjejeni çfarë bëri? Mori një shpatë në vend të thikës dhe e preu tortën me të. Për t’i shpejguar të gjithëve që e bëri këtë gjë qëllimisht, Elisabeth me të qeshur tha: “E di që ka një thikë aty. Por shpata është më e pazakontë”.
Dhe kaq mjaftoi që gjithë turma të qeshte, bashkë me Kate dhe Camilla-n. Pasi e preu, mbretëresha u shpreh se torta dukej shumë e shijshme, por nuk e provoi./revistawho.com