Vetëm këtë që s’e prisnim! Grupi shumë i dashur shqiptar nga të gjithë, bëhen sërish bashkë
Disa vite më parë, Cozman, vendosi të hiqte dorë nga “Babastars” dhe tregoi se nuk ishte ndarë aspak mirë nga grupi. Ai publikoi një listë të fitimeve të të gjithë anëtarëve të labelit dhe vihej re se pjesa dërrmuese shkonte për Getoar Selimin dhe ajo çfarë mbetej për anëtarët e tjerë të grupit.
Pas ndarjes nga grupi, ai vazhdoi karrierën solo dhe u përfol se kishte prishur marrëdhëniet edhe me pjestarët e tjerë të “Babastars” përfshirë reperin Majk. Mirëpo më vonë ata të dy i hodhën poshtë këto aludime, pasi publikuan një foto të përbashkët të tyre. Në këtë mënyrë dy djemtë vërtetuan se miqësia vazhdonte pavarësisht ngjarjeve që ndodhën brenda grupit.
Madje ata kanë vendosur që të bashkojnë forcat me njëri-tjetrin për një bashkëpunim. Cozman ka zbuluar se ka realizuar një bashkëpunim me Majk dhe Onat. Kënga e tyre mban titullin “Amore”, por data e publikimit nuk dihet ende. Cozman ka fshirë edhe të gjitha postimet e tij nga Instagrami për t’ja dedikuar të gjithë hapësirën kësaj kënge të re.
Fansat e kanë pritur mjaft mirë këtë lajm dhe shprehen të lumtur që djemtë e “Babastars” po bashkohen sërish me njëri-tjetrin. Kujtojmë se edhe në vitin 2014-të, tre reperët publikuan një bashkëpunim me titullin “Shumë i smut”, që ishte një hit i asaj kohe.