“Vetëm i tillë nuk është”, Flori Mumajesi ka dy fjalë për Klajdi Harunin
Kantautori i njohur, Flori Mumajesi ka treguar prej vitesh se gëzon një miqësi shumë të ngushtë me dy artistët e tjerë, Klajdi Haruni dhe Bruno. Djemtë kanë ndarë herë pas here momente të ndryshme në studion ku punojnë duke krijuar muzikë bashkë.
Së fundmi Mumajesi ka ndarë një foto me Klajdin, duke e shoqëruar dhe me disa fjalë. “Karantinë @klajdiharuni Me këtë djalin e keq, që vetëm i tillë nuk është”, ka shkruar Flori në postimin e fundit në ‘Instastory’.
Djemtë kanë treguar se gëzojnë një miqësi të fortë dhe herë pas here nuk kanë munguar edhe videot plot humor nga ata. Nuk dihet nëse Flori dhe Klajdi do të sjellin një këngë bashkë, por me siguri ky fakt nuk është tanimë një surprizë.
revistawho.com