Vetëm Emily Ratajkowski mund të bëjë foto gjatë lindjes dhe t’i publikojë pa asnjë problem
Modelja e famshme Emily Ratajkowski ka publikuar një seri fotosh që i kanë surprizuar të gjithë, megjithëse nga ajo mund të priten shumë gjëra të pazakonta.
Një kolazh me foto të djalit të saj Sylvester dhe vetes, ku i vogli shfaqet i mbështetur në kraharorin e nënës së tij. Por pjesë e kolazhit është edhe një foto e Emily gjatë procesit të lindjes, ku mjafton të shohësh fytyrën e saj për të kuptuar sa dhimbje po përjeton.
Këto foto janë më të veçantat e jetës së një nëne dhe Emily ka aq guxim sa për t’i publikuar, më e lumtur se kurrë ndonjëherë./revistawho.com