
Vetëm dy muaj pas lindjes, Olta Gixhari mahnit me linjat trupore
Aktorja e njohur, Olta Gixhari, u bë nënë për herë të parë më 21 gusht të këtij viti. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.
Përveç kujdesit maksimal për Amarin, Olta duket se nuk e ka lënë as veten pas dore.
Aktorja është kujdesur të rikthejë sa më shpejt edhe format trupore.
Së fundmi, ajo ka ndarë në Instagram një foto, ku duket në super formë.