Vetëm Dj Vicky dhe Flori Mumajesi mund të bënin një videoklip të suksesshëm me 22 mijë lekë

Vik Kraja aka Dj Vicky është i njohur për publikun shqiptar jo vetëm si një nga pjestarët e grupit “Three dots” dhe për performancat në klubet e kryeqytetit, por edhe si një prej personazheve më interesantë që mund të ndjekësh në rrjetet sociale.

Këtë të shtunë Viki ka qenë i ftuar në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture dhe gjatë intervistës ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale, por sigurisht edhe profesionale. Ndër të tjera Dojna e ka pyetur atë nëse do të ketë një “Nallane 4”, duke qenë se seria e këngëve të “Nallaneve” është një nga më interesantet dhe që ka tërhequr më shumë vëmendjen nga krijmtaria e “Three Dots”.

Atë e di sistemi i madh Flori, ai është krijuesi dhe mentori im. Mendoj se është shtylla kryesore në muzikën shqiptare dhe në Threedots.“- përgjigjet Viki.

Po ashtu ai ka zbuluar dhe një fakt tjetër interesant nga bashkëpunimi me Flor Mumajesin. Pikërisht sa ka kushtuar videoklipi i këngës “Nallane 1, që për kohën ka qenë gati një risi.

“Nallane” janë këngë që japin mesazhe për fenomene të ndryshme dhe për më tepër janë gallatë. Klipi i ‘Nallane 1’ është xhiruar me kosto 22 mijë lekë të vjetra dhe atëhere ka qenë fiks ajo periudha që dolën këta që thonin e bëra klipin me kaq mijë euro, me këtë kamer etj etj. Ne na ka kushtuar nafta, uji dhe ajo kamera GoPro që vendosëm tek makina dhe beri sens më shumë se këngët që harxhojnë mijëra lekë, siç është parë nga klikimet edhe nga buja.”- ka treguar Dj Vicky.

Videoklip aq të sukseshëm me 22 mijë lekë vetëm Viki dhe Flori mund të bënin.

/News31.al