Vetëm bashkëshortja dhe fëmijët/ Me maska dhe doreza, Rikard Ljarja niset drejt banesës së fundit, ja amaneti i tij
Do të përcillet në vendlindjen e tij në Shkodër për të cuar në vend amanetin e tij, por ceremonia e varrimit të aktorit të madh shqiptar Rikard Ljarja është diktuar nga rregullat e pandemisë së COVID 19.
Ai u nda nga jeta një ditë më parë nga një sëmundje e rëndë duke lënë pas pikëllim por edhe mjaft role me vlerë, ndërsa sot bashkëshortja aktore Marjeta Ljarja, fëmijët dhe pak të afërm po e përcjellin drejt Shkodrës
Me lot në sy, por edhe me maska, pak njerëzit e mbledhur poshtë banesës kanë duartrokitur ashtu sic e meritonte për ta përcjellë drejt banesës së fundit.
Ndoshta ashtu i tërhequr sic ishte, pa e kërkuar bujën, aktori o madh zgjodhi të largohet pikërisht në atë mënyrë, pa kërkuar shumë vëmendje në një situatë të jashtëzakonshme.